Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në 24 orë konfirmohen 135 raste të reja me Covid, rritet numri i viktimave në Maqedoni

schedule17:44 - 14 Korrik, 2020

schedule 17:44 - 14 Korrik, 2020

Katër persona kanë humbur jetën dhe 135 raste të reja janë konfirmuar pozitive në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Sipas të dhënëve rastet e reja janë konstatuar, në  Shkup 76 raste të reja, 6 në Kumanovë, Dibër-2, Shtip-6, Tetovë-13, Strugë-7, Manastir-3, Gostivar-10, Shën Nikollë-2, Kërçovë-3, si dhe nga një rast të ri kanë Prilepi, Ohri, Kavadari, Gjevgjelia, Makedonski Brodi, Kratova, dhe Resnja.

Ndërkohë viktimat janë nga Shkupi, Tetova, Ohri dhe Kërçova.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 142 pacientë të shëruar. Tetë pacientë nga Tetova dhe 2 nga Velesi. 68 pacientë të shëruar janë regjistruar në Shkup, 3 në Shtip, nga 15 pacientë të shëruar kanë regjistruar Tetova, Struga dhe Ohri, 7 Gostivari, 5 Kratova, 6 Shën Nikolla, 4 Resnja si dhe nga një të shëruar kanë Prilepi, Kriva Pallanka, Koçani, Probihtipi.

Sipas statistikave të fundit nga fillimi i pandemisë janë konfirmuar të infektuar me Covid 8332 persona, prej të cilëve 4468 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 389 pacientë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!