Në 24 orë Greqia shënon 57 viktima dhe 1,400 raste të reja me Covid-19

schedule17:33 - 25 Prill, 2021

schedule 17:33 - 25 Prill, 2021

57 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Greqi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 10, 007 viktima.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë regjistruar 1,400 raste të reja me koronavirus.

676 raste u regjistruan në Atikë dhe 215 raste në Athinë 112 në pjesën perëndimore të Athinës, dhe 78 të prekur në Pire.

Ndërkohë numri i të prekurve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 333, 129 raste.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!