Në 24 orë 328 raste të reja me Covid 19, rritet numri i viktimave në Itali

schedule18:45 - 17 Qershor, 2020

schedule 18:45 - 17 Qershor, 2020

Në krahasim me një ditë më parë në Itali vihet re një rritje e lehtë e numrit të viktimave nga koronavirusi në 24 orë.

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 43 persona duke e çuar në 34 448 numrin e përgjithshëm të  viktimave në këtë vend.

Ndërkohë janë regjistruar 328 raste të reja, dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 237,828.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit në Lombardi u regjistruan 489 të shëruar për një total prej 179,455./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!