Në 23 mars do të diskutohen emrat e kandidatëve për kryebashkiak të PS

schedule10:36 - 4 Mars, 2019

schedule 10:36 - 4 Mars, 2019

Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur në një takim në selinë rozë herët në mëngjes për të diskutuar lidhur me kongresin e kësaj force politike i cili do të zhvillohet më datë 23 mars. Burime pranë kësaj mbledhje thanë për ABC News se gjatë kongresit të socialistëve do të diskutohen emrat për kandidatët për kryetar bashkie që do të dalin nga kjo forcë politike për zgjedhjet e ardhshme lokale, te dekretuara për tu zhvilluar në 30 qershor të këtij viti.

Deri në mbajtjten e kongresit do jenë mbyllur të gjitha listat e kandidatëve për këshilltarë, ku do të zgjidhet mes 2500 kandidatësh për 61 bashki.

Nuk ka patur diskutime për seancën parlametnare të së nesërmes në diskutimet e kryesisë së socialistëve, ndërkohë që mbledhja vijon mes antarëve të grupit parlamentar socialist.

/abcnews.al