Në 22 bashki, kandidatët e BD siguruan 27 947 vota

schedule17:00 - 2 Korrik, 2019

schedule 17:00 - 2 Korrik, 2019

Partia Bindja Demokratike nuk fitoi asnjë bashki, edhe pse garoi në 22 të tilla. Por partia e krijuar pak javë përpara zgjedhjeve, arriti të grumbullojë rreth 28 mijë vota me kandidatët e saj.

Të dielën e 30 Qershorit, partia që pati më shumë kandidatë përballë koalicionit të mazhorancës, ishte Bindja Demokratike e Astrit Patozit. Bindja garoi në 22 bashki, por nuk mundi të dilte fituese në asnjë zonë zgjedhore.

Megjithëkëtë, kandidatët e saj në mbarë vendin morën gjithësej 27 947 vota, sipas të dhënave të transmetuara nga Komisionit Qendror i Zgjedhjeve.

Kandidati më i votuar i Bindjes Demokratike rezulton Shkëëlzen Qoka në Dibër. Ai ka grumbulluar 2,566 vota, që përbëjnë 16.5% të totalit. I dyti, më i mbështetur është kandidati i Kukësit Abedin Oruci, i cili ka marrë 16%  të votave, plot 1,905 të tilla. Kandidati i tretë më i mbështetur është ai i Kurbinit, Edmond Piroli, me 966 vota, ose 12.73% e totalit.

Lista vijon me Këlcyrën, ku kandidati Shkelqim Muhaj ka marrë 11.02% të votave.

Në Durrës Valbona Sakollari ka siguruar 9.33%  të votave ndërsa në Korçë Leonard Olli ka arritur të grumbullojë 7.78% të kartonëve.

Në kutitë e votimit të Shijakut u gjetën 449 vota për  Arben Pohumin, që përbëjnë 7.69%. Në Mallakastër, kandidatin e Bindjes Demokratike e kanë mbështetur 7.64%  e pjesëmarrjes në zgjedhje. Në Bulqizë Ilir Balla ka marrë 6.73% vota, ndërsa Sabri Ibrahimi që kandidoi në Gramsh ka marrë 6.67% të votave.

Kolonjë kandidati Fatjon Feka  mori vetëm 304, në Selenicë Marildo Hodaj 401 të tilla, ndërsa në Malësi të Madhe Pjerin Spathari mori 493 vota.

Dy themeluesit e Bindjes Demokratike, Arben Skënderi dhe Valbona Mezini kanë marrë rezultat të njëjtë në përqindje: 5.79, por në Tiranë Skënderaj ka fituar 9,364 vota përballë Erion Veliajt, ndërsa në Vlorë Valbona Mezini  ka marrë 1,827 përballë Dritan Lelit.

Lista vijon me kandidatët e cërrikut, Beratit, Tropojës e Tepelenës. Ndërsa kandidati me rezultatin më të dobët i Bindjes Demokratike është në Kavajë.  Bledar Sinella mori vetëm 122 vota, ose 1.62% të totalit.

Bindja Demokratike ka kandiduar edhe për disa këshilla bashkiakë, por llogaritjet për to vijojnë, dhe ende nuk dihet nëse ka fituar apo jo mandate këshilltarësh./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!