‘Në 2027, mikpritës të Samitit të NATOS dhe finaleve europiane’/ Rama: Imazhi i Shqipërisë i transformuar, një nga vendet më të sigurta në Europë

schedule18:33 - 7 Shkurt, 2025

schedule 18:33 - 7 Shkurt, 2025

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Spanjë për nënshkrimit e marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”. Kongresi Botëror i Ligjit do të mbahet në Tiranë në vitin 2027  dhe do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Shqipëria ka pësuar një transformim, nga një vend që njihej si Koreja e Veriut e Europës në zhvillime që nuk mendoheshin këtu e 50 vjet më parë.

Rama njoftoi se vitin e kaluar ka pasur rekord vizitorësh rreth 12 milionë turistë dhe jnaë të mrekulluar nga mikëpritja dhe siguria jonë.

“Në 2027 ne do të mikëpresim një seri evenimentesh të cilat do të kishin qenë të paimagjinueshëm 50 vjet më parë, në 2027 do të jemi mikëpritës të Kongresit të Drejtësisë po edhe të Samitit të Natos, finaleve europiane nën moshën 21 vjeç. Këto janë gjëra të jashtëzakonshme fal punës që kemi bërë.

Duhet të mbani parasysh se nuk ishte 100 vjet më parë, ishte gjatë jetës sime kur ishim të izoluar dhe ishim ‘Koreja e Veriut’ e Europës. Pretendonim se ishim vendi i vetëm i mirëfilltë komunist dhe kishim vetëm 5 mijë vizitorë ndërsa vitin e kaluar kishim 12 milionë. Na u desh të luftonim për disa vite kundër stigmës që na ka ndjekur si hije qysh kur jemi hapur dhe erdhëm në Europë. Një stigmë që na donte të ishim kriminel, rrëmbyes dhe kërkonte që Shqipëria të ishte një vend i zymtë që askush nuk duhet të shkojë se është e rrezikshme. E gjitha kjo ka marrë fund dhe të gjithë mrekullohen nga mikëpritja dhe siguria, jemi një prej vendeve më të sigurta, jemi vendi me vjedhjet më të ulat në Europë.

Kemi pak konflikt me Britaninë se ata kanë numrin më të lartë por duhet ta kontrollojnë se ndoshta nuk është e vërtetë.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!