Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në 2026, paga minimale 50 mijë lekë /Milva Ekonomi: Rritja e saj rrit të gjithë piramidën e pagave

schedule20:18 - 7 Nëntor, 2025

schedule 20:18 - 7 Nëntor, 2025

TIRANË– Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë dhe njëherësh deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi, tha në “Sheshi i Dollarit” se paga minimale nga viti 2026 do jetë në masën 50 mijë lekë, një rritje kjo e ndjeshme, që u vjen në ndihmë rreth 300 mijë qytetarëve.

“Rritja e pagës minimale rrit të gjithë piramidën e pagave të tjera. Ne kërkojmë që administrata të jetë e motivuar dhe motivimi i tyre në punë bëhet nëpërmjet rritjes së pagave, një element është indeksimi i pagesës nëpërmjet inflacionit.

Gjithë kjo klasa e punëtorëve që janë niveli i ulët dhe i mesëm, të mbahen me rritje pagash mbi pagën minimale që kemi vendosur. Pastaj ka sektorë të caktuar, si policia, mbroja civile, mjekësia,  arsimi , që kanë nevojë për rritje pagash dhe për të gjithë këto është parashikuar rritja e pagave”, tha ajo.

Ajo theksoi se përveç rritjes do aplikohet dhe indeksimi i pagave, bazuar në normën e inflacionit.

Po ashtu, me planin e rritjes së pagës minimale, Ikonomi theksoi se qeveria shqiptare do t’i dalë në ndihmë edhe sektorit privat, të cilin do ta ndihmojë me subvencionim për një vit rresht.

“Përveç indeksimit, sidomos te Policia të hyjë në konsideratë niveli i gradave dhe në shëndetësisë, kemi profesione të ndryshme që kanë nevojë për mbështetje. Indeksimi i pagave është një instrument, që është marrë në angazhim që të bëhet çdo vit. Do ta subvencionojmë sektorin provat deri në fund të 2026, për një periudhë gati një vjeçare”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!