Në 2016 i shpëtoi një tjetër atentati, kush është Gentjan Bejtja, ish-polici i përfshirë në vrasjen e komisar Lamajt

schedule19:46 - 9 Janar, 2022

schedule 19:46 - 9 Janar, 2022

Gentjan Bejtja mbeti i plagosur pas një atentati të bërë ndaj tij në afërsi të Niklës. Ai ka marrë një plumb në krah ndërsa ndodhet në spitalin e “Traumës” në Tiranë. Sipas policisë bashkë me të plagosurin në makinë ishte edhe Klodjan Stafuka, të cilin nuk e kanë kapur plumbat, por mbeti i plagosur si pasojë e daljes nga rruga e makinës me të cilën udhëtonte bashkë me Gentjan Bejtjan.

Lexo edhe: Dështon atentati në Nikël, si u plagos ish-polici Gentjan Bejtja dhe miku i tij

Dyshohet se autorët ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj makinës ku udhëtonin dy personat dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Por kush është Gentjan Bejtja?

41-vjeçari është një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2016 i ka shpëtuar një atentati me eksploziv në makinë. Emri i Bejtjas është lidhur edhe me ngjarjen e vitit 2013, ku ai u akuzua bashkë me Enver Stafukën se vodhën makinën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.

Lexo edhe: EMRAT/ I shpëtuan atentatit, kush janë dy të plagosurit që u paraqitën tek “Trauma”

Bejtja, një ish- polic i burgut të Fushë- Krujës, po ashtu u filmua një ditë pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, në rrugën “Petro Korçari”, fare pranë banesës së tij.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!