Në 20 Janar betohet Biden, por çfarë do të bëjë Trump? Zbulohet lëvizja

schedule20:46 - 15 Janar, 2021

schedule 20:46 - 15 Janar, 2021

Presidenti i SHBA në largim, Donald Trump po planifikon të largohet nga Uashingtoni në mëngjesin e ceremonisë së betimit në 20 Janar, sipas medieve amerikane.

Trump, i cili tashmë ka njoftuar planet e tij për të mos marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden po planifikon largimin para ceremonisë. Ai më pas do të fluturojë për në Florida, shkruan Reuters.

Parku i madh përpara Kapitolit në Uashington, do të mbetet i mbyllur për publikun si pjesë masave për ceremoninë e betimit të Joe Biden më 20 janar.

Që nga pushtimi i Kapitolit nga mbështetësit e Donald Trump më 6 janar, Uashingtoni ka qenë nën mbikëqyrje të fortë nga forcat e policisë.

Ekipi i Joe Biden dhe kryebashkiaku i Uashingtonit Miriel Bauser u kanë kërkuar amerikanëve që të shmangin qendrën e Uashingtonit dhe të shikojnë ceremoninë e betimit në internet ose në televizion./ db/Abcnews.al