Nga Xhensila Kodra
Numri i lartë i aksidenteve vijon të mbetet një nga problematikat kryesore të Policisë Rrugore. Në dy muajt parë të 2021-it janë shënuar 248 aksidente, me pasojë 38 të vdekur.
Për shkak të tyre, 286 persona kanë mbetur të lënduar. 24 në gjendje më të rëndë.
Vetëm në javën e fundit të muajit që lamë pas, në të gjithë vendin u shënuan 12 aksidente që shkaktuan edhe më shumë viktima. 9 persona humbën jetën dhe 11 të tjerë morën plagë në trup.
Për specialistët e policisë, shkak i këtyre aksidenteve ka qenë shpejtësia tej normale të lejuara.
Sipas policisë, të lënduar në disa aksidente kanë qenë më së shumti këmbësorët. Ata janë përplasur në viza të bardha e në trotuare.
Për shkak të numrit të lartë të aksidenteve, ditët e fundit Policia Rrugore ka ndërmarrë një plan masash.
Në terren kanë zbritur oficerë civil, ndërsa kontrolle po kryhen edhe me dronë.
Janar-shkurt 2021:
– 248 aksidente
– 38 viktima
– 286 të plagosur
/abcnews.al/

