“Ndryshon” traditën, ish-drejtori i fundit i Kadastrës Vlorë në qeli, a do jetë i “10-ti i vërteti”?

schedule18:46 - 21 Tetor, 2021

schedule 18:46 - 21 Tetor, 2021

“I 10-ti i  vërteti”? Kadastra e Vlorës që prej shtatorit 2019 deri tani ka ndërruar 10- drejtorë.

I fundit (i 9-ti) që u largua ishte Klodian Troci, i arrestuar pak ditë më parë për akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me drejtorin e administrimit të tokave në Vlorë për falsifikim të dokumenteve të pronësisë, duke i lënë vendin Reniard Metës. Largimet e mëparshme kanë qenë nga më të çuditshmet ku drejtorët e kanë lënë këtë post edhe pas vetëm 4 ditëve punë. Troci si duket e ka thyer “traditën” pasi ndryshe nga të tjerët që janë larguar “pa gjurmë”, ky i fundit shkoi në qeli, ndonëse pa dëshirën e tij.

Si duket Kadastra e Vlorës rezulton të jetë posti më i nxehtë. Reniard  Meta i cili mori postin e drejtorit të Kadastrës pas ikjes së Troçit vijon të qëndrojë në krye të detyrës. Por a do jetë ai i “10 i vërteti”?. Kjo mbetet për t’u parë ndërkohë ABC risjell në vëmendje edhe njëherë historitë e largimeve.

Historiku i largimeve të pashpjegueshme…

Gjithҫka nisi në 9 shtator 2019 kur në Kadastrën e Vlorës Drejtori i komanduar i Kadastrës Florian Almadhi dha dorëheqjen pas 5 muajve në detyrë, ndërsa me ikjen e tij, u shkarkuan edhe nën/ drejtori dhe tre specialistë të institucionit.

2 ditë më vonë, me datën 11 shtator  2019 Krimi Ekonomik zbarkoi në Kadastrën e Vlorës, duke vënë nën hetim 23 punonjës të zyrës së kadastrës

Me datën 9 shtator pas ikjes së drejtorit Alimadhi, në kërë post u komandua Alteo Nazëraj. Nazëraj qëndroi në këtë post vetëm 10 ditë, pasi ai me datën 19 shtator të 2019, dha dorëheqje nga ky post.

Me datën 18 nëntor, një ditë para se të dorëhiqej drejtori i asaj kohe, u dorëhoq nëndrejtori, Ardian Musta.

Në krye të këtij institucioni, me datën 19 shtator u emërua Elona Hodaj.

Por, edhe eksperienca e Hodajt në krye të këtij institucioni nuk ishte e gjatë, pasi ajo dha dorëheqjen me datën 8 tetor.

Bashkë me Hodajn ka dhënë dorëheqjen aso kohe edhe zëvendësi i saj Krenar Xhemali.

Po me atë datëm pra me 8 tetor 2019, u emërua në krye të Kadastrës Taulant Canameti.

Me datën 4 shkurt 2020, Canameti do të largohej nga posti i tij, dhe tanimë më në fund ky institucion dukej sikur gjeti paqe pasi nuk kishte më një drejtor të komanduar, por drejtor fuqiplotë u zgjodh Bilbil Aliaj.

Me datën 22 maj 2020, Aliaj bëhet drejtori i 5-të që dorëhiqet nga drejtimi i Kadastrës në Vlorë në një kohë të shpejtë.

Pas Aliajt në këtë post u emëra me datën 29 maj Viola Hima . Por, 4 ditë më vonë, Hima do të jepte dorëheqjen, për tu zëvendësuar nga Jurgen Pilkati me 2 qershor.

Me datën 17 qershor, drejtori Pilkati ka dhënë dorëheqjen nga ky post, duke u bërë i 7 që “hap rrugë”. Drejtori i 8-të i emëruar ishte Andi Binaj, i cili bëhej drejtori i tetë në 10 muaj që mori  drejtimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë.

Madje drejtori i përgjithshëm i Kadastrës Shtetërore, Artan Lame kur e prezantoi Binajn, premtoi se i teti do të ishte i vërteti. Por në fakt iku dhe i teti.

Pas tij Klodian Troci u rikthye në detyrë pas më shumë se 1 viti, pasi ishte pezulluar. Në detyrë qëndroi vetëm 3 muaj. Ish-kreu i Kadastrës së Vlorës u arrestua pak ditë pas dorëheqjes, pasi akuzohet se është pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi dhe Himarë. I fundit në krye të Kadastrës është Reniard Meta. be.k/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!