Ndryshon skenari, protestuesit i drejtohen ministrisë së Brendshme

schedule18:45 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 18:45 - 12 Dhjetor, 2020

Protestuesit janë drejtuar nga Kryeministria ku u mblodhën në fillim në drejtim të Ministrisë së Brendshme. Kontrollet kanë qenë dhe janë të shumta nga policia.

Protestuesit kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën, largimin e Ardi Veliut, por edhe lirimin e protestuesve që janë arrestuar në tre ditët e fundit. Qarkullimi në bulevard nuk është bllokuar.

Protestuesit nuk i kënaqi dorëheqja e Sandër Lleshajt duke kërkuar edhe “kokën” e Ardi Veliut, drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit. / db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!