Ndryshon skema e pensioneve/ Ministri Mete: Kemi nisur diskutimet me Fondin Monetar dhe Bankën Botërore

schedule15:17 - 7 Nëntor, 2023

schedule 15:17 - 7 Nëntor, 2023

Skema e pensioneve në Shqipëri do të  reformohet.

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit për vitin 2024 ministri i financvae Ervin Mete edhe pse nuk dha detaje konkrete u shpreh se një  element do të jetë rishikimi i mënyrës së indeksimit.

Për vitin 2024  janë parashikuar 4 mld lekë për indeksimin e pensioneve  dhe 3.6 mld lekë për bonusin e fundvitit.

Ministri deklaroi se arritja e pagës mesatare në nivelin 900 euro  do të arrihet brenda vitit  të ardhshëm

Disa nga sektorët që përfitojnë rritje të fondeve janë drejtësia dhe shëndetësia./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!