Këtë javë pas një muaj të gjitha bizneset që janë në listën e aktiviteteve tregtare të lejuara për të qëndruar hapur në gjendjen e emergjencës krijuar nga COVID-19, duke respektuar rregullat mbrojtëse nga koronavirusi, mund të qëndrojnë hapura nga ora 05:00 deri në orën 17:30.
Kështu, supermarketet, farmacitë, aktivitetet tregtare me shërbime të domosdoshme për qytetarët, përcaktuar tashmë do të qëndrojnë hapur përtej fashës orare 13:00.
Ndërkohë që për të gjithë qytetarët të cilët do të dalin të bëjnë pazaret apo për nevoja të tjera personale lejohen dalja lejohet vetëm një herë në ditë dhe kanë afat deri në 90 minuta.