Ndryshon propozimi i Napolit, De Laurentiis gati të “blindojë” Gattuson

schedule17:19 - 28 Tetor, 2020

schedule 17:19 - 28 Tetor, 2020

Gennaro Gattuso mori drejtimin e Napolit 11 dhjetorin e kaluar, periudhë kur ekipi i Serie A po kalonte një moment shumë të vështirë. 42-vjeçari uli kokën, punoi fort dhe ia ka dalë të rikthejë Napolin e fortë që jemi mësuar të shohim vitet e fundit.

Puna shumë e mirë e trajnerit kalabrez është vlerësuar nga tifozët dhe drejtuesit e klubit italian. Aurelio De Laurentiis ka vendosur t’i dhurojë një kontratë të re (aktualja përfundon në fund të këtij sezoni).

Në fillim u përfol për një rinovim deri në verën e vitit 2023, por presidenti i Napolit ka shtuar dy vite të tjera në propozimin e ri, pra deri në vitin 2025. Corriere dello Sport raporton se Gattuson e pret një rrogë prej 2 milion eurosh në sezon.

Bisedimet kanë ngecur te bonuset dhe klauzolat. Kjo e fundit është diçka që nuk i pëlqen ish-milanistit, i cili tha këto fjalë tre ditë më parë në lidhje me rinovimin. “Ndihem mirë te Napoli, por jam një shpirt i lirë. Nuk më pëlqejnë klauzolat në kontrata.

Unë jam gatuar në këtë formë, kufizimet nuk janë për mua, ky është shkaku pse nuk besoj në disa lloje të caktuara kontratash. Presidenti e di këtë gjë. Këtu më ka nëse do të vazhdojë me mua në pankinë, ama ai i di gjërat që nuk më pëlqejnë aspak“. /abcnews.al