Ndryshon në bazë të valëve të trurit, Pangolin është fustani që lexon mendjen

schedule14:59 - 10 Shtator, 2020

schedule 14:59 - 10 Shtator, 2020

Ky është fustani më i veçantë që mund të keni parë ndonjëherë. Ai lexon mendjen, ndryshon formën dhe ngjyrën në bazë të valëve të trurit.

Fustan është dizajnuar nga Anouk Wipprecht për festivalin e artit elektronik në Australi dhe  quhet Pangolin, është i lidhur me valët e trurit duke shfrytëzuar 1,204 sensorë elektroencefalografikë.

Sensorët i ngjajnë peshores së një pangolini, që i jep emrin veshjes. Fustani do të ndryshojë dhe të lëvizë dritën në bazë të valëve të trurit që i pranon.

Veshja në vetvete është bërë nga një material i lehtë najloni, me ndërfaqen midis trurit dhe veshjes së bërë nga Instituti për Qarqet e Integruara në Universitetin Johannes Kepler Linz dhe kompaninë e neuroteknologjisë G.tec.

Kjo nuk është veshja e parë e çuditshme që dizajnerja ka prodhuar. Pasi në vitin 2016, Wipprecht bëri një fustan ‘merimangë’ që shfaqte gjymtyrë mekanike me sensorë në mënyrë që t’i mbante kalimtarët jashtë hapësirës personale të përdoruesit. l.k/abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CEkgbrzp1dL/?utm_source=ig_embed

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!