Reshjet e shiut do të rikthehen gjatë ditës së sotme në Shqipëri, ndërsa gjatë pjesës së parë të ditës do të kemi mot të kthjellët.
Sipas MeteoAlb vranësirat do të shtohen gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes duke sjellë reshje të pakta shiu në Veriperëndim dhe në Jug të vendit.
Reshje të pakta dëbore do të bien në zonat e thella malore.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -4°C në 16°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 – 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzimin 4 ballë.