Ndryshon ligji për koncesionet qeveria ngre grup pune, drafti së shpejti në Kuvend

schedule15:14 - 23 Janar, 2024

schedule 15:14 - 23 Janar, 2024

Ligji për koncesionet Partneritet Publik – Privat do të ndryshojë. Zv.ministrja e financave, Vasilika Vjero gjatë fjalës së mbajtur në komisionin e ekonomisë tha se qeveria ka ngritur një grup pune i cili është në përfundim të rishikimit të kuadrit ligjor.

Drafti i rishikuar do të dorëzohet së shpejti për diskutime në në kuvend

Deputetja Milva Ekonomi  tha se drafti po përpunohet edhe me  asistencën e ekspertëve të huaj .

Aktualisht në Kuvend kanë shkuar disa propozime për të rishikuar ligjin për koncesionet të cilat i janë bashkangjitur grupit të punës  të ngritur nga qeveria.

I fundit ka qenë një propozim i bërë nga deputeti socialist Laert Duraj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!