Ndryshon buxheti 2024/ Ndryshimet për shkak të riorganizmit të ministrive dhe rritjes së të ardhurave

schedule15:18 - 12 Mars, 2024

schedule 15:18 - 12 Mars, 2024

Arka e shtetit pritet të mbledhë më tepër para gjatë këtij viti .Akti normativ për ndryshimin e buxhetit 2024 ka nisur diskutimet në komisionin e ekonomisë dhe financave.

Zv.ministrja Adela Xhemali theksoi se rishikimi u bë për shkak të riorganizmit të ministrive dhe rritjes së të ardhurave me gati 11 mld lekë e ndikuar nga performanca pozitive e skemës së sigurimeve shoqërore.

Një mbëshettje e veçantë  është parashikuar edhe për fasonët që janë një ndër sektorët e prekur për shkak të dobesimit  të  euros.

Pritshëmritë janë  optimiste për të ardhurat në buxhet edhe si rezultat i zbatimit të ligjit për turizmin.Drejtori i politikave fiskale Niko Lera tha se priten të arkëtohen rreth 3 mld dollare më tepër.

Të dhëna e  detajuara të aktit normativ tregojnë se investimet përqendrohen kryesisht në ndërtimin e rrugëve po edhe një fond për ndërtimin e  portit të ri në Porto Romano.Fokus i qeverisë është mbetet vijimi i uljes së borxhit publik i cili në fund të vitit 2023 arriti në 59.2%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!