Ndryshon axhenda përsëri, Kukësi kundër Tiranës “strehohet” në ‘Air Albania’

schedule17:30 - 17 Nëntor, 2021

schedule 17:30 - 17 Nëntor, 2021

Java e nëntë e “Abissnet Superiores” ka rezervuar sfida vërtet të luftuara, ku ndeshjet do të zhvillohen në tri ditë të ndryshme, nga e shtuna në të hënë.

Sfida më interesante e kësaj jave është ndeshja mes dy skuadrave kryesuese. Kukësi-Tirana do të luhet ditën e hënë në orën 19:45 dhe e gjithë vëmendja do të përqendrohet tek ky duel.

Drejtuesit e Kukësit kishin shpresuar që këtë ndeshje ta zhvillonin në stadiumin e tyre “Zeqir Ymeri, që e cila nuk u realizua, sepse zyrtarë të FSHF-së nuk kanë dhënë “dritën jeshilë” për të zhvilluar ndeshje në shtëpinë e rë të verilindorëve.

Pas këtij opsioni si zgjidhje u mendua stadiumi i Shkodrës “Loro Boriçi”, por përsëri ka ndryshuar axhenda dhe këtë herë verilindorët kanë zgjedhur të “strehohen” në stadiumin “Air Albania”.

Ky ndryshim pritet të sjellë dhe prani të lartë të tifozëve në tribuna, për të mbështetur skuadrat e tyre të zemrës në një ndeshje shumë delikatë.

Skuadra e Kukësit renditet në vendin e dytë me 14 pikë në 8 ndeshje, ndërsa Tirana ka grumbulluar 6 pikë më shumë se verilindorët duke arritur në kuotën e 20 pikëve. /f.a/abcnews.al