Ndryshon akuza për të pandehurit e inceneratorit të Fierit/ Juristja: Mund të ketë bashkëpunim me drejtësinë

schedule17:55 - 24 Mars, 2023

schedule 17:55 - 24 Mars, 2023

Gjykata e Posaçme ka kaluar sot për gjykim dosjen për inceneratorin e Fierit. Gjyqtarja ka kërkuar nga ana e Prokurorisë që të ndryshojë akuzën për ish zyrtarin Alqi Bllako dhe për Arben Dervishajn dhe disa persona të tjerë nga akuza e korrupsionit të zyrtarëve të lartë shtetërorë në zyrtarë publikë.

Juristja Brizida Gjikondi, gjatë intervistës me Viol Xhafaj në “Neës Line” u pyet nëse ndryshimi i akuzës i ndryshon pozitat e të akuzuarve. “I lehtëson sepse i heq nga duart e SPAK dhe i çon te duar e prokurorisë ku ka ndodhur vepra penale.”, u shpreh juristja gjatë intervistës në Abc News.

“Ndryshimi i akuzës bën që zoti Lefter Koka, Bllako dhe të tjerë të pozicionohen dhe të vlerësohen me një tjetër lloj vlerësimi të masës. Nuk do të përjashtoja faktin e bashkëpunimit të të pandehurve me drejtësinë ku ata mund të tregojnë skemat se si kanë funksionuar.”, tha juristja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!