Kriteret për tu punësuar si mësues kanë ndryshuar. Ato i bëri të ditura ministrja e Arsimit Rinise dhe Sporteve Besa Shahini gjatë një interpelance me arsimtarë me përvoje dhe aplikantë. Sipas Shahinit reforma do të rrisë cilësinë në arsim.
Dëshiron të nisesh punë si mësues? Përpara se të aplikosh në portal duhet të plotësosh disa kushte. Udhëzimi ka ndryshuar. Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve Besa Shahini risitë e tij i shpjegoi gjatë një interpelance me aplikantë dhe mësues në detyrë.
Mënyra e re e emërimit të mësuesve ka hasur në kundërshtinë e arsimtarëve me përvoje të cilët thonë se nuk vlerësohen nuk për përvojën. Ministrja Shahini mendon të kundërtën.
Aktualisht në portalin “Mësues për Shqipërinë” ka rreth 7200 aplikime, numër ky që sipas ministres së Arsimit mundëson dërgimin e mësuesve më të mirë në shkollat e të gjithë vendit./ABC News Albania 24/7