Ndryshojnë çmimet, nafta shtrenjtohet! Sa do të shiten karburantet nga sot

schedule14:28 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 14:28 - 2 Dhjetor, 2022

Bordi i transparencës ka vendosur që të rrisë çmimin e karburanteve.

Sipas vendimit të Bordit, një litër naftë do të tregtohet me 214 lekë, nga 206 lekë që ishte deri tani.
Benzina do të tregtohet me 195 lekë, nga 191 lekë që ishte deri tani.

Edhe pse në bursa nafta vijon të mbetet më pak se 90 dollarë për fuçi, Bordi ka vendosur që të shtrenjtojë karburantet.

Njoftimi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 214 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 202 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 121 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 2 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!