E quajnë kulmin e sportit botëror.
E tillë Olimpiada, që një herë në katër vjet jep spektaklin më të madh, dhe po ashtu fitoret më të shkëlqyera.
Gjithsesi, Lojrat Olimpike të Parisit këtë verë, po marrin gjithnjë e më shumë një njollë.
Sportistë të shumtë kanë akuzuar dhe po vazhdojnë të akuzojnë për cilësinë e dobët të medaljeve.
Të fundit ishin dy notarë francezë, Klement Seshi dhe Johan Ndoje-Bruar.
Ata ishin pjesë e stafetës së Francës në garën e notit 4×100 metra stil të përzier, duke zënë vendin e tretë pas Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Seshi dhe Ndoje-Bruar kanë botuar në rrjetet sociale foto të medaljeve të tyre, ku duket qartë se ato kanë nisur të dëmtohen pa kaluar mirë 4-5 muaj që nga dorëzimi.
Më herët, këtë protestë e kanë bërë tre sportistë amerikanë.
Kampionia e regbisë, Ajlona Maher, fitoi medaljen e bronzit në Paris 2024, në një turne ku arin e mori Zelanda e Re, dhe amerikania e famshme akuzoi se medaljet ishin me cilësi të dobët.
Këtë gjë e kanë bërë edhe Najxher Huston, medalist I bronzit në skejtbordin dhe Nik Ajtkin, fitues në skermë për meshkuj.
Paris 2024 padyshim që ishte një spektakël I madh, dhe me kulme sportive, ndonëse medaljet franceze nuk po dalin në nivelin e famës së kryeqytetit të Francës, dhe po cilësohen më të dobëta sesa ato të Tokios apo të tjera.
Tashmë, stafeta I ka kaluar metropolit amerikan, Los Anxhelos, dhe shpresa është që pas katër viteve, ari, argjendi dhe bronzi të shkëlqejnë siç duhet në tokën e Hollivudit. /abcnews.al