Aaron Ramsey ishte pjesë e Arsenal për 11 vite, por verën e kaluar u transferua te Juventusi. Serie A është një realitet i ri për mesfushorin uellsian, i cili analizon për The Athletic ndryshimet midis Italisë dhe futbollit në ishull.
Më pas edhe një koment për dyshen Dybala-Ronaldo. Argjentinasin e vlerëson shumë, për talentin dhe faktin që vihet në shërbim të skuadrës. Sa i përket portugezit, fjalët janë të tepërta, por ambicia e tij për të fituar nuk shuhet kurrë.
“Serie A ndryshon me futbollin që isha mësuar të luaja. Këtu është shumë e rëndësishme taktika, Sarrit i pëlqen të sulmojmë shumë thellësinë. Kalojmë shumë kohë me përgatitje taktike, ndërsa në Premier League ka intensitet më të madh dhe më shumë liri për të sulmuar hapësirat. Në Itali duhet të tregohesh më i duruar, nevojitet ta luash topin shpejt për t’i befasuar kundërshtarët.
CR7-Dybala? Paulo është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ka shumë talent dhe luan për skuadrën. Ronaldo dihet, është një ndër më të mirët e historisë së kësaj loje. Është i pari që mbërrin në palestër. Cristiano dëshiron t’i fitojë të gjithë ndeshjet“, deklaron Ramsey. /abcnews.al