Sulejman Starova vazhdon analizën e tij në Pressing, në ABC News. Trajneri i mirënjohur shqiptar tregoi se kush është ndryshimi mes Partizanit dhe Kukësit.
“U kthye dhe Bylis. Pse nuk them Vllaznia? Sepse Vllaznia di të fitojë dhe jashtë shtëpie. Bylisi është shumë i fortë në shtëpi. Ku është ndryshimi i Partizanit me Kukësin? Kukësi po sheh si po shkon Tirana dhe sheh vetëm një kundërshtar. Kukësi ka vetëm një objektiv: Të dalë kampion!
Kurse Partizani kërkonte që Laçi të mos merrte tre pikët, Teuta kundër Tiranës, Ballshi të mos bëjë ndonjë gjë. Partizanit nuk i erdhi mirë që fitoi Teuta, i erdhi mirë që Ballshi la pikët. Laçi nuk duhet të humbte, pasi Skënderbeu i shkoi në portë në minutën e 30-të./abcnews.al