Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka njoftuar se në datë 30 qershor do të ketë mbledhje të Këshillit të Legjislacionit për kërkesën e opozitës për ndryshimin e sistemit.
“Me 30 qershor do të ketë mbledhje të Këshillit të Legjislacionit për kërkesën e opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit”, tha Ruçi.
Kjo vjen pas kërkesës së deputetëve të opozitës të dërguar në Kuvend. Ata kanë kërkuar hapjen e listave zgjedhore, duke paralajmëruar se nuk do ta votojnë Reformën Zgjedhore./abcnews.al