Shqipëria U21 ka mësuar kalendarin e ndeshjeve kualifikuese të EURO 2021, si dhe zbulohet se do të zhvillohet edhe një ndeshje miqësore në muajin tetor. FSHF ka dalë sot me njoftim, përmes të cilit publikon datën e të gjithë përballjeve që luan skuadra e drejtuan nga Alban Bushi.
NJOFTIMI – “Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se UEFA ka përcaktuar tashmë kalendarin e ndeshjeve të Kombëtares shqiptare U-21, pas situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19.
Shpresat tona të drejtuara nga trajneri Alban Bushi do të zhvillojnë në total pesë ndeshje, ku një prej tyre do të jetë ndeshja miqësore ndaj Sllovenisë U-21 dhe katër sfidat e tjera, janë të vlefshme për eliminatoret e EURO 2021. Përballjet e kuqezinjve do të zhvillohen në muajt shtator, tetor dhe nëntor 2020, sipas këtij kalendari:
4 shtator/ Austri U-21 vs Shqipëri U-21
8 shtator/ Shqipëri U-21 vs Andorra U-21
8 tetor/ Shqipëri U-21 vs Slloveni U-21 (Miqësore)
13 nëntor/ Kosovë U-21 vs Shqipëri U-21
17 nëntor/ Angli U-21 vs Shqipëri U-21
Gjithashtu, bëjmë me dije se është ndryshuar rregullorja për këtë kompeticion sipas këtij rregulli: Janë hequr “play-off”-et dhe në Europian shkojnë 9 ekipet e renditura në vendin e parë në secilin grup, 5 vendet e dyta më të mira si edhe vendet organizatore të EURO 2021, Sllovenia dhe Hungaria”, thuhet në njoftimin e FSHF. /abcnews.al