Ndryshimi i gjinisë falë operacioneve, Ilirjani: Nuk janë të lumtur. Ç’tha Linda Rei?

schedule18:41 - 14 Janar, 2021

schedule 18:41 - 14 Janar, 2021

Këtë të enjte në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ishin të pranishëm Elton Ilrjani dhe Linda Rei. Në pjesën e parë të programit u diskutua në lidhje me lumturinë dhe paranë, sa të lidhura janë me njëra-tjetrën.  Ermali e pyet Elton Ilirjanin se a mundet që një njeri të jetë i lumtur kur ndryshon gjininë?

Eltoni përmes lidhjes direkte në Skype theksoi se ndryshimi i gjinisë është një veprim që duhet menduar, dhe nuk e zhbën faktin që ti ke qenë djalë. Sipas tij personat që e bëjnë këtë gjë, duan të jenë të pranuar nga shoqëria.

Elton Ilirjani: Të ndryshosh seksin është një hap shumë i rëndësishëm dhe ti nuk mund ta bësh dot pa institucionet përkatëse. Unë nuk jam dakord që dikush të ndryshojë gjininë pa menduar mirë. Unë pak më parë thashë nuk e heq organin tim gjenital, e kam diçka që e dua. Pse dua ta heq apo ti përshtatem meshkujve shqiptar që më duan femer ato le të shkojnë me femra.

Po Linda Rei si e komenton atë ç’ka deklaron Eltoni?

Linda Rei: Nuk e di ai djali është psikolog, doktor, nuk e di nëse ka ndonjë të dhënë që ai mund të japë këtë ide kaq të rreptë. Kanë kaluar kaq shumë vite dhe nuk ia kam bërë vetes më këtë pyetje. Nëse ai dëshiron të qëndroj ashtu le ta mbajë, nuk kam asnjë lloj dëshirë që ti ndërroj mendje. Të besoj çfarë të dojë.
Ndërkohë Linda Rei, foli për lajmin e lidhjes me një nga protagonistët e Përputhen. Ajo mohoi që të ketë pasur lidhje me Beratin. Ermali gjithashtu e pyet nëse e kishte menduar të kandindonte meqenëse ky vit është zgjedhor, dhe ajo tha se nuk ka dëshirë të kandidoj pasi të bësh politikë, për të duhet të jesh kriminel! /abcnews.al