Ndryshimi i formatit të Champions League, Duka zbulon planin e UEFA

schedule13:19 - 12 Qershor, 2020

schedule 13:19 - 12 Qershor, 2020

Champions League do të rifillojë në muajin gusht, por ka shumë paqartësi rreth vijimit të këtij sezoni. Katër skuadra janë kualifikuar në çerekfinale dhe pritet të mësohen katër skuadrat e tjera. Të gjitha ndeshjet e mbetura mund të luhen në një vend, teksa Stambolli dhe Lisbona janë alternativat.

Armand Duka ka folur rreth kësaj temë për Radio Punto Nuovo. Presidenti i FSHF-së, njëkohësisht edhe anëtar i bordit të UEFA-s, tregon ndryshimet që mund të ndodhin dhe vendimet zyrtare do të merren më datë 17 qershor.

Jam shumë i kënaqur që futbolli italian rikthehet sot me një ndeshje shumë interesante: Juventus-Milan. Shpresoj që të përfundojë kampionati, rregullat në Itali janë pak të rrepta, por shpresojmë që ky sezon të përfundojë. Final 8 në Lisbonë? E kam lexuar lajmin në gazeta, por nuk është marrë asnjë vendim deri tani.

Grupet e punës po merren me këtë gjë dhe vendimi zyrtar do të merret më datë 17 qershor. Nuk e di nëse do të luhet Champions League në Lisbonë, ka diskutime të ndryshme për këtë temë. Një prej tyre është e ardhmja e këtij kompeticioni: po mendojmë të luhet një ndeshje teke, jo më dy për t’u kualifikuar më tej.

Ende nuk ka asgjë zyrtare. Gushti do të jetë muaji i Champions League, gjithashtu ai i eliminatoreve për sezonin e ardhshëm. Ndoshta mund të luhen ndeshje teke, kështu mund të ndodhë edhe në Europa League.

Riformatimi i Champions League? Parashikohet një ndryshim për kualifikueset e radhës. Mund të zhvillohet një ndeshje teke nga faza çerekfinale e më tej. Do të diskutohet gjithçka më 17 qershor, veçanërisht se si do të përfundojnë kompeticionet e këtij viti“, përfundon Armand Duka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!