Ndryshimi i emrit në Belgjikë kushton 500 euro, por nëse quheni Muhamed merrni një zbritje

schedule14:30 - 13 Gusht, 2023

schedule 14:30 - 13 Gusht, 2023

Në Belgjikë, njerëzit mund të ndryshojnë emrin e tyre, por ka një tarifë. Megjithatë, zbritje jepen për ndryshimin e emrave “qesharak apo të huaj”, për personat pa emër në certifikatën e lindjes apo pas ndryshimit të gjinisë.

Që nga viti 2018, ndryshimet e emrave janë përgjegjësi komunale, me kosto që mund të përcaktojnë komunat. Etterbeek, një nga 19 komunat e Brukselit, ka marrë një qasje të pazakontë ndaj këtij rregulli, duke ofruar një zbritje për emrat që tingëllojnë “të huaj”.

“Nëse quhem Muhamed, më thanë se mund të kem një zbritje”, tha një nga banorët e komunës së Brukselit.

Sipas “The Brussels Times”, një person i quajtur Muhamed, i cili dëshiron të ndryshojë emrin e tij për shembull, Jean Pierre, nuk do të paguajë një tarifë prej 500 euro, por 50 euro, të cilën disa e quajnë “diskriminuese”.

Në rajonin e Brukselit, disa autoritete lokale kanë hequr dorë nga kërkesat dhe po ofrojnë shërbime falas për të gjitha kërkesat për ndryshim emri. Procedura zgjat tre muaj, periudhë në të cilën aplikantit i jepet kohë e mjaftueshme për të menduar për vendimin e tij dhe pasojat e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!