Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj në një komunikim për mediat foli për ndryshimet për Komisionet Hetimore dhe kërkesën e opozitës për ngritjen Komisioneve Hetimore.
Felaj ka thënë se do të analizohen praktikat më të mira, duke nënvizuar se nuk është një e drejtë e opozitës, por e pakicave parlamentare.
“Është njohur e drejta e ngritjes së Komisioneve Hetimore si e drejtë e pakicave parlamentare, pra ¼ e deputetëve të Parlamentit kanë të drejtën të kërkojnë ngritjen e Komisionit Hetimor. Por ligji i vitit 2002, ka detajuar këtë të drejtë të pakicave parlamentare, pra jo një e drejtë e opozitës”, ka thënë ajo.
Gjithashtu deputetja Felaj ka propozuar sot nismën ligjore të socialistëve për komisionet hetimore. Sipas saj ato kanë depozituar në Kuvend propozimet për ndryshimin e ligjin për Komisionet Hetimore.
“Marrim praktikat më të mira ligjore të vendeve të Bashkimit Evropian, ligji që prej 21 vitesh. I bëmë thirrje opozitës për rishikimin e ligjit për komisionet hetimore, por ra në vesh të shurdhër. Rishikimi i ligjit për komisionet hetimore. Jemi kujdesur që të analizojmë të gjitha praktika më të mita ligjore dhe jo vetëm sa i takon komisioneve hetimore. Ligji për komisionet hetimore është marrë për model ligji gjerman. Ligji gjerman nuk është marrë i plotë. Ka pasur mangësi të dukshme”, ka nënvizuar ajo.
/abcnews.al/