Ndryshimet në qeveri, Vangjeli në Abc Live: Emri i Ahmetajt nuk është në dosjen e inceneratorëve

schedule14:47 - 25 Korrik, 2022

schedule 14:47 - 25 Korrik, 2022

“Ka tërhequr shumë rrufe”. Kështu e përshkruan analisti Lorenc Vangjeli, Arben Ahmetajn, të cilin kryeministri Ed Rama vendosi ta shkarkojë si zëvendës të tij dhe ministër të Rindërtimit.

Në studion e ABC Live, Vangjeli hedh poshtë hipotezat se Ahmetaj është i lidhur me dosjen e inceneratorëve. Analisti deklaron me bindje se emri i tij nuk është i përfshirë në këtë dosje që ndodhet në SPAK.

Vangjeli sjell gjithashtu në vëmendje se emri i Ahmetajt nuk është lakuar për korrupsion lidhur me rindërtimin edhe nga gojët më të liga të Tiranës, siç e quan ai.

Lexo edhe: Pse u shkarkua Ahmetaj? Vangjeli zbulon çfarë ndodhi mbrëmë në Kryeministri

“Bëhet një lidhje nëpërmjet emrit të tij dhe inceneratorëve. Ka diçka. Ahmetaj përgjatë karrierës së tij për shumë e shumë arsye ka tërhequr shumë rrufe mbikokën e tij dhe duket se është e lehtë të vendoset një korrelacion i tillë. Unë po ju kap pjesën fundore të saj. Janë gati duke u disbursuar rreth 1 miliard euro për programin e rindërtimit edhe gojët më të liga të Tiranës nuk kanë mundur të gjejnë shkaqe, fakte, arsye, prova për ta konsideruar si të korruptuar, siç e kemi zakon ne shqiptarët këtë gjë.

Me aq sa kam informacion emri i zotit Ahmetaj nuk është i shënuar në asnjë dosje të SPAK-ut, i cili është pjesë e sistemit të drejtësisë që më së paku drejtohet nga Edi Rama, siç thotë Sali Berisha vetëm për hallin e tij”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!