Ndryshimet në qeveri/ Karamuço: Spiropali rol të rëndësishëm në Shkodër! Laert Vasili: Rama po nxjerr dy ekipe të para

schedule22:36 - 29 Korrik, 2024

schedule 22:36 - 29 Korrik, 2024

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në emisionin “360 Gradë” në ABC News foli për ndryshimet në qeveri nga kryeministri Edi Rama.

Gjatë intervistës në studio, Karamuço foli edhe për propozimin e Elisa Spiropalit, kryetare e Kuvendit, si edhe situatën në Shkodër.

Ai u shpreh se Spiropali ka pasur një rol të rëndësishëm në aspektin e rendit dhe të sigurisë në Shkodër.

“Shkodra ka qenë qarku më i vështirë kriminal. Aty janë bërë çmontime, është ngritur gjithë shteti në këmbë dhe për ta bërë këtë do një vullnet politik. Patjetër që kërkohet vendosmëri politike. Di që zonja Spiropali ka pasur një rol të rëndësishëm në aspektin e rendit dhe sigurisë dhe në bashkëpunim me ministrinë e brendshme. Dhe nga kjo situatë nëntë policëve i është vendosur eksploziv. Rreziku shumë i madh janë drogat sintetike, kjo ka qenë edhe arsyeja e operacionit “Tempulli”. Mund të them që zoti Balla ka performuar mirë në lidhje me luftën kundër krimit. Ishte edhe shumë i pranishëm në media dhe ndonjëherë ngjante edhe si polic”, tha Karamuço.

Nga ana tjetër polemisti Laert Vasili ndërsa komentoi ndryshimet në qeveri, u shpreh: “Thuhet qeveri teknikësh, por unë e lexoj si diçka që ecën në dy paralele, mbulojnë ministritë dalëngadalë, dhe buldozerët e politikës i zbresim në terren sepse do të duhet që të bëjnë të gjithë fushatën…Pra unë them që po ndan në dy të terrene të ndryshme dhe po nxjerr dy ekipe të para. Dhe kartat e rënda të politikës do të përhapen në fushatë”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!