TIRANË- Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, në konferencë me gazetarët tregoi afatet për regjistrimin e partive politike dhe koalicioneve për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.
“Tashmë ligjërisht është e konfirmuar që pagesat për dërgimin e fletës ë votimit tek votuesit dhe kthimi pranë KQZ, do paguhen në nga buxheti i shtetit. Ky proces do të realizohet nga një Komisioni i cili , që përbëhet prej katër andartësh dhe sekretari, të cilët emërohen nga Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve. Dy anëtarë propozohen nga partia më e madhe e shumicës parlamentare, dy anëtarë të tjerë propozohen nga partia më e madhe e pakicës parlamentare. Sekretari i Komisionit emërohet mbi bazë të aplikimeve të lira dhe duhet të jetë me profesion jurist. Grupet e numërimit do të përbehen nga dy anëtarë, një caktohet nga partia më e madhe e pakicës parlamentare, dhe anëtari tjetër nga partia me madhe e pakicës parlamentare. Një parti politike, që do të regjistrohet si subjekt zgjedhor duhet ta paraqesë këtë kërkesë jo më vonë se 75 ditë nga data e zgjedhjeve. Kërkesa për regjistrimin e koalicioneve duhet të depozitohen në KQZ kjo më vonë se 70 ditë para datës së zgjedhjeve. Deri më 25 shkurt është data kur përfundon afati për depozitimin kërkesave të partive për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor dhe i komiteteve nismëtare. Data e fundit për kërkesat. Më 7 mars, përfundon kërkesa e depozitimit për regjistrimin e koalicioneve. Më 12 mars, përfundon afati për depozitimin e listave shumëemërorë të kandidatëve. Më 17 mars përfundon afati për verifikimin e dokumenteve të kandidatëve. Më 25 mars përfundon afati i miratimit të listave shumëemërore.”, tha ai.
Më tej, Celibashi tregoi se janë mbi 114 mijë qytetarë, që do votojnë për herë të parë.
“Janë 114 780 votues që votojnë për herë të parë”, tha ai.


