Ndryshimet në Kodin Penal, juristi Hazizaj: Po sikur urdhërdhënësi të lajthisë, çfarë ndodh?

schedule20:44 - 16 Prill, 2020

schedule 20:44 - 16 Prill, 2020

Juristi Sokol Hazizaj në një intervistë për “ABC News” ka folur për masat dhe ndëshkimet e vendosura për thyerjen e karantinës.

Ai u shpreh se Kuvendi ka hyrë në traumën e formatimeve ligjore që bien në kundërshtim me Kushtetutën. Shqipëria sot sipas tij ndodhet  në  kaos ku miratohen akte që janë në kundërshtim të hapur.

Hazizaj tha se ndryshimi i Kodit Penal bie në kundërshtim me nenin 27/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku parashikohet përjashtimi i çdolloj urdhri si dënim penal. Më tej ai theksoi se shtetasi shqiptar dënohet kur shkel ligjin dhe për shkak të vendimi të Gjykatës.

 

Hazizaj: Po sikur urdhërdhënësi të lajthisë, çfarë ndodh? Kemi dy akte, akti numër një bie në kundërshtim me një parim, nuk mund të gjykohesh dy herë për të njëjtën vepër penale.

Gjobë ose 2 vite burg për bizneset që nuk zbatojnë urdhrat?

Hazizaj: Neni 17 parashikon rastet përjashtimore. Sëmundjet infektive shoqërohen me humbje të ekuilibrit mendor dhe në nenin 17 e parashikon individit që ka humbur ekuilibrin mendor ndërsa në nenin respektiv të sotëm e dënon atë. Për këtë arsye nuk mund të ndërmerren nisma ligjore që kanë karakter të përhershëm në një situatë të përkohshme si kjo.

Nga dy deri ne tre vite burg nëse je ose jo mbartës i sëmundjes dhe nuk zbaton karantinimin apo izolimin? Si mund të interpretohet?  

Hazizaj: Nëpërmjet këtij urdhri ke hequr detyrimin e shërbimit shëndetësor për të konstatuar nëse qytetari është i sëmurë. Ky ndryshim ligjor bie në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Shqipërisë. Por, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese çdo lajthitje mund të kthehet në urdhër. Nuk bie në kundërshtim vetëm me Kodin Penal, por edhe me Konventën Evropiane.

Kur të hyjnë në fuqi si do ti zbatojë një qytetar?

Hazizaj: Sot mund të bësh çfarë të duash me qytetarin shqiptar. Mungesa e së drejtës te ne është shumë shqetësuese. E drejta dhe ne jemi në mëshirë të Zotit, liria i ka humbur vlerat e saj duke mos qenë më humane.

Situata me të riatdhesuarit në Korçë. Çfarë detyrimi ka shteti ndaj shtetasit në këtë situatë?

Hazizaj: Në këtë lloj gjendje të jashtëzakonshme, kur me aktet ligjore shpallet kjo gjendje, shteti, qeveria është ajo që merr përsipër të gjitha detyrimet. Në këtë situatë i janë qytetarit i janë ndërprerë të gjitha marrëdhëniet. Është përgjegjësi e shtetit për të përballuar çdo lloj gjendje. Ata janë në një gjendje jo për shkakun e tyre, por për shkak të pandemisë.

Të gjithë të riatdhesuarit nuk janë përcaktuar nëse janë të gjithë pozitiv apo jo?  

Hazizaj: Për këtë arsye është diskriminuese dhe pa e identifikuar e tratjon si të sëmurë.

Gjithashtu ai theksoi se në këtë situatë jemi në rastet e gjendje së jashtëzakonshme dhe nuk e konsideroi këtë situatë “kohë lufte”. Gjendja e jashtëzakonshme është në shërbim të dinjitetit.

Hazizaj: Nëse siguria rrëzon lirinë nuk ekziston liria nëse

Tek ne siguria prevalon mbi lirinë dhe nuk na trajtojnë si njerëz. Ne jemi kthyer në numra.