Ndryshimet në Kodin Penal, 3 vjet burg kush bllokon rrugët

schedule16:10 - 10 Tetor, 2019

schedule 16:10 - 10 Tetor, 2019

Policia ka arrestuar 3 banorë të Unazës së Re pas protestës së përditshme që ata zhvillojnë prej muajsh kundër projektit të unazës së madhe. Pas arrestimit të tre përfaqësuesve të tyre, banorët e Unazës së Re kanë protestuar për rreth 3 orë para Drejtorisë së Policisë së Tiranë, duke kërkuar lirimin e tyre.

Në mbështetje të tyre ishin edhe ish-deputetë te opozitës, të cilët akuzuan kryeministrin Rama për ndryshimet e bëra në Kodin Penal dhe presione ndaj banorëve të unazës që të ndalonin protestën. Përfaqësuesit ligjorë të banorëve konfirmuan shoqërimet dhe arrestimet në flagrance të 3 banorëve.

Banorët e Unazës së Re deklaruan se protesta e tyre do të vijojë pavarësisht veprimeve të policisë. Sipas ndryshimeve në Kodin Penal, që tashmë kanë hyrë në fuqi, bllokimi i rrugëve denohët me tre vite burg./ABC News Albania 24/7