Ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, analisti: Të pamundura, qeveria s’mund t’i realizojë

schedule16:40 - 17 Prill, 2023

schedule 16:40 - 17 Prill, 2023

Analisti Arben Ratkoceri tha se është e pamundur që qeveria aktuale maqedonase t’i realizojë ndryshimet kushtetuese, me qëllim përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e kushtetutës. Gjatë intervistës për “Ballkan Update” ai tha se qeveria nuk mund ta sigurojë shumicën për këto ndryshime.

“Kërkojnë 2/3 e numrit të deputetëve dhe është e pamundur që të realizohen ndryshimet kushtetuese. Vitin e ardhshëm janë zgjedhjet e rregullta dhe debati i madh është mes partive kryesore maqedonase ku VMRO-DPMNE kërkon zgjedhje të parakohshme dhe pas zgjedhjeve, të fillojë procesi i ndryshimeve kushtetuese.

Nuk e thotë publikisht por kemi informacione nga rrethet diplomatike. Ndërkohë qeveria aktuale kërkon që të përfundohet me ndryshimet kushtetuese që është edhe kushti i BE dhe pastaj zgjedhjet.

Komisioni është i krijuar vetëm prej partive qeveritare dhe mund ta shtyjnë procesin deri në parlament ku çdo gjë do të jetë e bllokuar dhe pa miratimin e partisë kryesore maqedonase është e pamundur për këto ndryshime kushtetuese.”, u shpreh ai.

Ndryshimet nënkuptojnë futjen e komunitetit bullgar në preambulën e kushtetutës, gjë që është edhe kusht nga BE për vazhdimin e negociatave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!