Ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, Sela: Janë bërë përparime, partitë opozitare shqiptare mendojnë për përfitimet e tyre

schedule16:34 - 28 Prill, 2023

schedule 16:34 - 28 Prill, 2023

 

Analisti Ylber Sela nga Shkupi, në një lidhje Skype me emisionin “Ballkan Update” ndër të tjera foli edhe për problemet që ka Maqedonia e Veriut momentalisht dhe ato lidhen më ndryshimet kushtetuese.

Ministri i Jashtëm i Bullgarisë tha se Maqedonia nuk po bën përparim në lidhje me këtë, por Sela shprehet se në lidhje me këtë çështje janë bërë përparime dhe është bërë gati ekipi që do të merret më këtë çështje. Ai shton se këtu ndryshimet duhet të ndodhin sa më shpejt pasi Maqedonia nuk çfarë të humbasë.

Në lidhje me qasjen që po mbajnë partitë opozitare shqiptare, Sela tha se ata po shohim më shumë përfitimet e tyre se sa të vendit

Normalisht çdo shtet përveç asaj që quhet bashkëpunim rajonal ka edhe zhvillimet e brendshme. Maqedonia ka bërë disa marrëveshje të brendshme. Në lidhje me ndryshimet kushtetuese janë bërë hapa para. Është bërë gati ekipi, janë zgjedhur njerëz që kanë integritet dhe tani po hyjmë në një fazë të re dhe mendoj që ndryshimet duhet të ndodhë sepse Maqedonia nuk ka më çfarë të humbasë.

Unë mendoj që partitë opozitare shqiptare e kanë më shumë për përfitime e tyret. Në këtë drejtim duhet të futet edhe faktori ndërkombëtar” tha Sela.r.t/abcnews.al