Ndryshimet kushtetuese, Meta i kërkon Bashës rikthim në tryezën e Këshillit Politik

schedule10:20 - 17 Korrik, 2020

schedule 10:20 - 17 Korrik, 2020

Presidenti i Republikës Ilir Meta bën me dije se ka kërkuar takim me liderin e opozitës Lulzim Basha. Fokus i këtij takimi pritet të jetë për ndryshimet e realizuara së fundmi në Kushtetutë.

Po ashtu Presidenti Meta i kërkon Bashës rikthim në tryezën e Këshillit Politik.

Meta ka ndarë mesazhin e marrë nga ish-kreu i KQZ Kristaq Kume për qëndrimet e tij në lidhje me ndryshimet e bëra në kushtetuese.

Kume shprehet se duhen shmangur përpjekjet për të bërë ndryshime të njëanshme pasi sipas tij do të sillte një kosto të lartë për vendin.

“Dje në mesnatë mora një mesazh nga një intelektual i nderuar si Prof.Kristaq Kume. Shqetësimi i tij ishte se duhej bërë çdo përpjekje për të shmangur ndryshime kushtetuese të njëanshme sepse do të ishte një kosto shumë e rëndë për vendin. Ai sugjeronte se çdo ide për ndryshime nga Marrëveshja e 5 Qershorit duhet të shkonte përsëri në tryezën e Këshillit Politik”.

Një qëndrim ky i mbështetur nga vetë Presidenti Meta i cili bën me dije se për këtë arsye ka komunikuar me liderin e opozitës Lulzim Basha.

“Sot në mëngjes, pa gdhirë mirë, i kërkova takim z.Basha për të parë a ishte i hapur për një ide të tillë. Ai më njohu me qëndrimin zyrtar të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar që është bërë publik dhe u është njoftuar dhe të gjithë partnerëve të shqetësuar për të ardhmen evropiane të vendit tonë. Jam i bindur se ka kaq shumë intelektualë dhe qytetarë që ndajnë këtë shqetësim si të Prof.Kumes. Për këtë arsye po e ndaj me të gjithë ju këtë qëndrim tepër të përgjegjshëm dhe bashkëpunues të Opozitës së Bashkuar.

Pjesë nga deklarata e sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi:

Nëse Partia Socialiste është vërtet e interesuar për të rihapur diskutimin për çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit ti parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Çdo diskutim i tillë, sipas Marrëveshjes, nuk mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit.”/abcnews.al/