Ndryshimet Kushtetuese, mblidhet Këshilli Politik

schedule11:07 - 28 Korrik, 2020

schedule 11:07 - 28 Korrik, 2020

Vijon ditën e sotme mbledhja e Këshillit Politik ku pritet të diskutohet rreth çështjes për hapje 100% të listave.

Të dyja palët  pritet të diskutojnë çështje të ndryshme. Për PD dhe LSI ndryshimi i njëanshëm minon marrëveshjen e 5 qershorit dhe kërkon që listat të hapen 100% si edhe të mos ndalohen koalicionet parazgjedhore.

Ndërkohë Damian Gjiknuri është shprehur se me ndryshimet që pritet të bëhen në Kushtetutë nuk krijojnë pengesa.

Në këndvështrimin e PS sot për Kushtetutën nuk ka asgjë për të cilën krijon pengesë.

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se më 30 korrik do të votohen ndryshimet Kushtetuese.

Por kujtojmë që ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca janë takuar ditën e djeshme kryeministrin Rama për ndryshimet kushtetuese dhe kanë bërë të ditur që ndryshimet të jenë gjithëpërfshirëse dhe transparente.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!