Ndryshimet klimatike/ Shkencëtarët: 2023 ishte viti më i ngrohtë në më shumë se një shekull

schedule23:45 - 29 Dhjetor, 2023

schedule 23:45 - 29 Dhjetor, 2023

Vlerësimet e shkencëtarëve të disa muajve më parë janë konfirmuar: 2023 ishte viti më i ngrohtë i 174 viteve të fundit. Edhe pas verës, temperaturat e larta nuk ranë, ku shtatori, tetori dhe nëntori shënuan temperatura të larta rekord.

Pak para përfundimit të këtij viti, Shërbimi Meteorologjik Botëror kishte dhënë gjithashtu alarmin, duke përmendur nxehtësinë rekord, rritjen e temperaturave të sipërfaqes së detit dhe rritjen e nivelit të ujit, shkruan Protothema.

Shkencëtari Zeke Hosfader i organizatës së analizës së të dhënave të temperaturës, Berkeley Earth, nga ana e tij konfirmoi gjithashtu parashikimet ogurzezë për vitin 2023.

Sipas të dhënave zyrtare, nga janari deri në nëntor temperatura e sipërfaqes globale ishte 1.4 gradë mbi nivelet para-industriale. Ishte gjithashtu 0,3 °C më i lartë se viti më i ngrohtë i mëparshëm, 2016.

Fenomeni El Niño në Paqësor si dhe ndryshimet klimatike kontribuan në rezultatet alarmante./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!