Bisedimet për ndryshimin e klimës midis Kinës dhe SHBA-së, të udhëhequra nga të dërguarit e tyre të posaçëm Xie Zhenhua dhe John Kerry, përfunduan në Sunnylands, Kaliforni, me “rezultate pozitive”.
Sipas një deklarate nga Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit e Kinës, të dyja palët “janë angazhuar në shkëmbim gjithëpërfshirës dhe të thelluar të pikëpamjeve dhe kanë arritur rezultate pozitive në zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh dhe veprimit kundër ndryshimeve klimatike”.
Përfaqësuesit e dy prodhuesve më të mëdhenj të gazeve serrë në botë u takuan përpara COP28 në Dubai, të planifikuar për në fund të këtij muaji. Pekini dhe Uashingtoni ranë dakord të “veprojnë së bashku për suksesin e konferencës COP28”, shtoi ministria.
Takimi i promovuar nga OKB do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe në fund të muajit, një fazë e re diskutimi për të zgjeruar konsensusin dhe për të vepruar kundër ngrohjes globale./abcnews.al