Komisioni i ekonomisë dhe Financave ka diskutuar rishpërndarjen e fondeve të buxhetit për vitin 2023.Janë 45 miliardë lekë që do të kalojnë për projektet me ecuri pozitive si rindërtimi,pushetti vendor, infrastruktura e bujqësi.
Relatorja Milva Ekonomi tha se rishikimi i buxhetit erdhi pas një perfomance të mirë të ekonomisë shqiptare që tejkaloi krizën e çmimeve dhe mirmenaxhimit që iu bë sektorit të energjisë duke mos prekur fondin e veçantë që ishte parashikuar në buxhet.
Në fokus të buxhetit për këtë vit është edhe ulja e nivelit të borxhit publik
Ndryshimet në buxhetin e vitit 2023 parashikojnë rritje të ardhurave me 7.5 miliardë lekë duke arritur në total në 650.6 miliardë.
Rindërtimi është zëri që ka përfituar fondin më të madh duke arritur në 17 miliardë lekë nga 5 që ishte në fillim të këtij viti.
Po ashtu në ndryshimet buxhetore është parashikuar edhe fondi prej 3.2 miliardë lekësh për indeksimin e pensioneve që nisi në fillimi të muajit tetor./abcnews.al