Ndryshime në shtëpinë e famshme Dior, miliarderi Bernard Arnault, i beson drejtimin e markës vajzës së tij

schedule14:09 - 11 Janar, 2023

schedule 14:09 - 11 Janar, 2023

Bernard Arnault i besoi vajzës së tij Delphine drejtimin e markës së dytë më të madhe të gjigantit LVHM, Dior. Vajza e madhe e njeriut më të pasur në botë është zgjedhur për të drejtuar markën luksoze me vlerë 382 miliardë euro, si pjesë e një plani ristrukturimi dhe ndryshimesh menaxheriale.

Emërimi i saj vjen një muaj pasi vëllai i saj Antoine u bë shefi ekzekutiv i Christian Dior SE. Arnaud, 73 vjeç, është shefi ekzekutiv, kryetar dhe aksioner i shumicës së grupit, i cili zotëron një numër biznesesh të profilit të lartë duke përfshirë Louis Vuitton, Tiffany, Givenchy, Kering dhe Moet Hennessy.

Delphine Arnaud, e cila është nënkryetarja ekzekutive e Louis Vuitton, përgjegjëse për aktivitetet e saj në lidhje me produktet, do të marrë pozicionin e ri nga 1 shkurti. 47-vjeçarja iu bashkua biznesit familjar në vitin 2000 pas dy vitesh në konsulencën e menaxhimit McKinsey dhe pas përfundimit të studimeve në London School of Economics. Ajo iu bashkua bordit të LVMH në vitin 2003, duke u bërë gruaja e parë që punoi në atë pozicion.

Nën udhëheqjen e Delphine, dëshira për produktet Louis Vuitton përparoi ndjeshëm, duke i lejuar markës të arrinte rekorde të reja shitjesh. Njohuria e saj e madhe dhe përvoja e saj janë një aset vendimtar në drejtimin e rritjes së vazhdueshme të Christian Dior.

Emërimi i saj shënon një rikthim në markën për të cilën Arnaud punoi fillimisht në vitin 2001, kur ajo filloi të merrej me këpucë përpara se të bëhej zëvendësmenaxhere e përgjithshme dhe të punonte drejtpërdrejt me drejtorin kreativ të Dior, John Galliano.

Ajo mbahet si personi që çoi në shkarkimin dhe dënimin e John Galliano  për racizëm dhe antisemitizëm në Paris në vitin 2011.

Arnoud tha se nuk ishte shumë e ekspozuar ndaj pasurisë së familjes apo pasurisë ekstreme si fëmijë, por ajo kujton se mori një çantë ngjyrë kafe Louis Vuitton Noé për ditëlindjen e saj të 18-të dhe mori pjesë në festën e saj të parë luksoze kur ishte 21 vjeç. “Më kujtohet shumë mirë ceremonia 100-vjeçare në vitin 1996. Kishte një festë të madhe dhe në krye të dhomës ishte Naomi Campbell që mbërriti në skenë me një gjirafë”, tha ajo për Financial Times në 2014.

Muajin e kaluar, Bernard Arnault emëroi djalin e tij Antoine si shef ekzekutiv dhe kryetar të Christian Dior SE, kompania mbajtëse që kontrollon 41% të kapitalit dhe 56% të të drejtave të votës në grupin LVMH.

Të pesë fëmijët e tij tani mbajnë poste të larta në kompaninë franceze, ndërsa LVMH vitin e kaluar ndryshoi aktet nënligjore të kompanisë, duke lejuar një shef ekzekutiv të vazhdojë të drejtojë kompaninë deri në moshën 80 vjeç, nga 75 vjeç. Bernard Arnault kaloi Elon Musk muajin e kaluar për t’u bërë njeriu më i pasur në botë, me një pasuri të vlerësuar prej 178 miliardë dollarësh, sipas indeksit të Bloomberg. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!