Ndryshime në qeveri/ Gent Cakaj e ka prerë biletën. Çfarë ndodh me Arben Ahmetajn dhe Erjon Braçen?

schedule14:46 - 8 Shkurt, 2020

schedule 14:46 - 8 Shkurt, 2020

Marrja e Presidencës së OSBE-së nga Shqipëria ka shkaktuar çarjen pa kthim të kabinetit qeveritar. Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj nuk e ka duruar dot mënjanimin e plotë që i ka bërë kryeministri, përsa i përket protagonizmit, duke i kujtuar “gjeniut” që tek e fundit ministër i Jashtëm është ai dhe vetëm ai, Edi Rama.

Gent Cakaj, i cili do të mbahet mend për vlerësimet e eksituara të Batonit dhe betejën kundër pasaportave të shërbimit të gazetarëve, tashmë e ka mbledhur mendjen se në zyrë qëndron sa për të shtyrë ditët.

Burime të 27.al afër qeverisë bëjnë me dije se zëvendësimi i Cakajt do të bëhet për punë ditësh dhe bashkë me të nuk është çudi të kemi një rikompozim të qeverisë, ku ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj pritet të marrë detyrën e zëvendëskryeministrit që deri më tani mbahet nga Erjon Braçe, i cili do të shkojë të drejtojë punët e bujqësisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!