Këshilli i Ministrave ka miratuar sot në mbledhjen e radhës disa ndryshime në Ministrinë e Arsimit. Albana Tole është emëruar zv.ministre e Arsimit dhe Sportit.
Ajo zëvendëson Oltion Rrumbullakun, i cili lirohet nga detyra si zëvendësministër i Arsimit. Rrumbullaku u emërua në këtë detyrë më 11 dhjetor 2019 në vend të Redi Shtinos.
EMËRIM NË DETYRË;
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Znj. Albana Tole emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. be.k/abcnews.al