Ndryshime në PD, Xhelal Mziu dhe Tomorr Alizoti i bashkohen Sali Berishës, “i shpërblen” me postet e rëndësishme

schedule13:06 - 1 Shtator, 2022

schedule 13:06 - 1 Shtator, 2022

Ka pasur ndryshime të tjera mes dy grupeve të deputetëve demokrat. Gazetari i ABC, Juxhin Mustafaraj, raporton se Tomorr Alizoti dhe Xhelal Mziu i  janë bashkuar Sali Berishës. Një lëvizje kjo që vjen vetëm pak para nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Mësohet se Berisha, i “ka shpërblyer” Alizotin dhe Mziun me detyra të rëndësishme. Tomorr Alizoti përkatësisht do të jetë në krye të grupit të punës në Berat, ndërsa Xhelal Mziu do të jetë kreu i grupit të punës në Dibër.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!