Turbina nuk ia doli të merrte pikë në transfertën kundër Lushnjes. Dueli i zhvilluar me datë 9 nëntor u mbyll me fitoren 3-1 të ekipit vendas, që kryeson grupin B të Kategorisë së Parë me 18 pikë. Skuadra nga Cërriku renditet në vend të gjashtë me 10 pikë pas javës së tetë. Ndryshime kanë ndodhur në pankinë.
Ergi Lubani është larguar nga Turbina dhe drejtuesit e klubit kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij. Në stolin e Turbinës do të ulet Gentian Stojku. Trajneri nga Elbasani pritet të sjellë eksperiencën e tij në ekip, teksa ndeshja e radhës luhet në shtëpi kundër Pogradecit të vendit të dytë. /abcnews.al