Socialistët propozojnë ndryshime në reformën në drejtësi. Amendamentet e depozituara në Kuvend dhe që mbajnë firmën e deputetit Olsi Komici parashikojnë korrigjime në dy ligje të sistemit të drejtësisë, atë “për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve” dhe “Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Ndërhyrja kryesore është ashpërsimi i kritereve të pasurisë dhe integritetit të figurës për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, që vijnë nga jashtë sistemit të drejtësisë. Kandidatët do ti nënshtrohen një verifikimi të thelluar duke nisur nga avokati I popullit, inspektoriati I larte I kontrollit të pasurive, prokuroritë, tatimet etj
Verifikimi i plotë i pasurisë dhe figurës përfshin, vlerësimin e saktësisë së deklarimit dhe kontrollin e pasurive, ligjshmërinë e burimit të krijimit të tyre, përmbushjen e detyrimeve financiare, përfshirë interesat privatë për kandidatin për magjistrat dhe për personat e lidhur të tij, identifikimin e kontakteve të papërshtatshme të kandidatëve me personat e përfshirë në krimin e organizuar, si dhe identifikimin e sjelljeve të papërshtatshme etike dhe morale të kandidatëve, të cilat cenojnë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë.
Ligji parashikon që asnjë gjyqtar apo prokuror që ka marrë një masë disiplinore nuk mund të vendoset në krye të gjykatave apo prokurorive përkatëse. Një rol thelbësor në përzgjedhjen e tyre do të ketë dhe prokurori I përgjithshëm I cili do japë opinion mbi kandidaturat.
Përfshirja e Prokurorit të Përgjithshëm, në formën e dhënies së një opinioni, për vlerësim të mëtejshëm nga KLP së bashku me kriteret e tjera ligjore, i shërben ushtrimit të kompetencave të tij në mbarëvajtjen e punës organizative dhe administrative në prokurori si dhe në drejtim të vlerësimit të performancës së zyrave të prokurorisë .
Projekligji parashikon që përmes një dispozite kalimtare, deri sa të kryhet procesi i zgjedhjeve të drejtuesve të rinj, kryetaret aktuale të gjykatave dhe prokurorive që nuk kanë një emer të rregullt do të konsiderohen të zgjedhur deri ne 31 dhjetor 2028.
Nëntë vite nga reforma në drejtësi, kjo është hera e parë, që kuvendi po diskuton korrigjime në dy prej ligjeve të drejtësisë edhe pse kjo iniciative I ka zanafillat qe ne 2022. Per miratimin e tyre kwrkohen 84 vota.
Në relacionin e shumicës thuhet se kwto ndryshime janë bazuar tek rekomandimet e institucioneve të drejtësisë dhe kanë pëlqimin e Bashkimit Europian dhe misionit amerikan OPDAT.
Ata synojnë të garantojne pavaresine, paanesise dhe logaridhenies se magistrateve me qëllim ndertimin e nje sistemi drejtesie te pavarur, te paanshem, te pergjegjshme, te drejte, profesionale, te besueshme dhe te orientuar drejt sherbimit ndaj qytetarit.

